Botimet Pamfleti

10 romane fantastike në çantën tuaj të plazhit

Rekomandimet e platformës më të madhe të librit shqip, Bukinist.al për pushuesit gjatë verës së vitit 2019. Mes tyre, libra të rinj, ribotime, romanca, thrillera politikë dhe autorë shqiptarë, të cilët janë bestseller-a në tregjet botërore dhe të pëlqyer nga lexuesit në Shqipëri

Vera e vitit 2019 ka shënuar titujt më të nxehtë në treg për të gjithë ata të pasionuar që duan të marrin me vete në çantën e plazhit një libër. Për herë të parë, vjen i përkthyer direkt nga gjuha origjinale prej Mira Meksit “Njëqind vjet vetmi” e Gabriel Garcia Marquez, vlerësuar si një nga romanet më të mira të shekullit të XX. Njëherësh, ribotohet pas rreth dy dekadash mungesë libri më i mirë i Milan Kunderës, “Lehtësia e padurueshme e qenies”, shqipëruar nga Saverina Pasho.

Autori i bestseller-ave absolut edhe në shqip, Paulo Coelho vjen me romanin më të ri për lexuesit shqiptarë, “Hipi”.

Zhanri i romancës vjen me autorët më të njohur në botë të këtij momenti: Sophie Kinsella dhe Mark Sulivan. Ndërsa Një xhentëlmen në Moskë i Amor Towles dhe “Presidenti është zhdukur” janë dy romane, gërshetim të thriller me atë politik, duke ndërtuar realitete të botës së lartë politike, me intriga dhe skenare që trondisin botën.

Po ashtu, për të pasionuarit e serisë së princeshës Sulltanë të Jean Sasson, vjen libri më i fundit në shqip, i përkthyer nga Grida Duma.

Nga letërsia shqipe, kemi përzgjedhur romanin “15 ditë prilli” të Anisa Makarian, e cila sendërton një raport të frikshëm të pasioneve të individit në diktaturë.

“Njeqind vjet vetmi” nga Gabriel Garcia Marquez
“Hipi” nga Paulo Coelho
“Lehtesia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera
“Friend Request” nga Laura Marshall
“Nën qiellin e përflakur” nga Mark Sulivan
“Qyteti i arinjve” nga Fredrik Backman
“Jeta ime jo aq e persosur” nga Sophie Kinsella
“Princesha duke dale nga erresira” nga Jean Sasson
“Presidenti është zhdukur” nga Bill Clinton dhe James Patterson
“15 ditë prilli” nga Anisa Markarian

Post a Comment

f
Tirane, 1001 Albania +355 6---- info@botimetpamfleti.net

    Transporti Falas
    per porosi mbi 2 libra